Historia

AKADEMIA

Në vitin 1994, mbas studimeve në Itali
në fushën e kosmetologjisë, Z. Gazmend
Ujkashi hap ndër të parët sallon në
fushën e parukerisë, make-up profesional,
dhe mbas një suksesi të plotë në sajë
të shërbimeve shumë profesionale me
metodat më të fundit të asaj periudhe,
nisim dhe trajnimet për të gjithë ata që
kishin si synim të mësonin artin e bukur të
parukerisë e make-up.
 
Në shtator të po këtij viti, grupi ynë i
biznesit, nën drejtimin e Z. Gazmend Ujkashi,
starton me kurset e para për kursantët, të
cilët mbas mbarimit të kursit ishin shumë më
të përgatitur se parukierët ekzistues. Kështu
nisi dhe në Shqipëri të ndërtohej klasa e re
profesionale në fushën e kosmetologjisë, ku
një kontribut të madh ka Z. Gazmend Ujkashi
dhe grupi i tij i bashkëpunimit.
Në këtë periudhë, ne si qendër e kurseve
profesionale bashkëpunonim me një nga
shkollat më të mira në botë, PIVOT POINT,
për fushën e kosmetologjisë me qendër
në Çikago të SHBA-së. Ne ishim të parët
në Ballkan që operonim me programet
shumë të avancuara didaktike të kësaj
shkolle prestigjoze dhe falë kësaj krijuam
reputacionin më të mirë në territorin e
Republikës së Shqipërisë.
Me hapjen e TV-ve të para në Shqipëri,
si TVA, më vonë TOP Channel etj., nisëm
bashkëpunimin për programet e tyre.
Gjithashtu, ishim pothuaj në të gjitha
eventet ku përfshihej konkurrimi i bukurisë
apo koncerteve të kohës apo festivaleve
shqiptare.
Në vitin 2003, mbas një kontrate shumë
serioze me kompaninë italiane prestigjoze
në fushën e prodhimit të produkteve
të cilësisë shumë të lartë për flokët,
gjithashtu dhe me një nga akademitë më
të mira në botë, “Framesi”, me qendër në
Milano të Italisë dhe me filialet e saj në
72 vende të botës, Z. Gazmend Ujkashi
bën një ndryshim rrënjësor në zhvillimin
e biznesit të drejtuar prej tij, duke  filluar
dhe importin e produkteve të kompanise
italiane “Framesi”, njëkohësisht duke futur
Akademinë Framesi me programet e saj të
nivelit më të lartë bashkëkohor në qendrën
e formimit profesional tashmë në Shqipëri,
me emrin Academy Framesi Albania.
Suksesi, gjithashtu, ishte pjesë e
pandarë e këtij aktiviteti për Z. Gazmend
Ujkashi. Gjatë kësaj periudhe, vetë Z.
Gazmend Ujkashi pati shumë pjesëmarrje
në aktivitete ndërkombëtare, ku dhe e
thërrisnin me titullin “Maestro”, kjo falë
aftësive të spikatura dhe studimeve të
vazhdueshme, gjithashtu për trajnimin që
zhvillonte si për kursantët e rinj, po ashtu
dhe për parukierët që ishin partnerë të
kompanisë“Framesi” si në Shqipëri edhe në
vende të tjera të botës.
Në firmën “Framesi Albania” në vitin 2007
patëm një aktivitet shumë të mbarë. Po
në këtë periudhë, me hapjen e biznesit në
Kosovë mbas fitores madhështore të shtetit
të shqiptarëve të Kosovës ndaj serbëve
të Milosheviçit dhe krijimit të kushteve të
reja, ne si shkollë dhe akademi fillojmë një aktivitet të njëjtë me po
të njëjtën kompani italiane “Framesi” edhe
në Kosovë, me qendër në Prishtinë. Aty
ne hapim Shkollën e Parë Profesionale të
Parukerisë me emrin FRAMESI.
Mbas një bashkëpunimi shumë të
efektshëm edhe me Z. Enver Petrovci, një
personalitet shqiptar në fushën e filmit
dhe teatrit, i cili kishte krijuar një teatër
prestigjoz në Prishtinë, me emrin “Teatri i
Babës”, bashkëpunojmë me këtë akademi
arti dhe në ambientet e kësaj akademie,
që ishin shumëfunksionale, ne ndërtojmë
bazat e Shkollës së Parukerisë “Framesi”
për Prishtinën.
Nga kjo periudhë e deri më sot, ne
jemi lider në këto dy territore në fushën e:
Parukerisë, Make-up, Thonj, Estetikë etj.